Vritet gjyqtari në sallë të gjyqit në Shqipëri, edhe dy të tjerë të plagosur - NACIONALE

Vritet gjyqtari në sallë të gjyqit në Shqipëri, edhe dy të tjerë të plagosur

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ka ndërruar jetë gjyqtari shqiptar, Astrit Kalaja.

Ai është qëlluar me armë zjarri në sallën e gjyqit të Apelit në Tiranë nga shtetasi Gjok Martini, raportoi Top Channel.

Po ashtu janë plagosur dhe dy persona që ndodheshin në sallë, babë e bir.

Raportohet se çështja kishte të bënte me një rast pronësor.

Gjon Shkëmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja, ka dhënë dëshminë për krimin e rëndë në Komisariatin Numër 1.

Ai ka pranuar krimin, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori Gjon Shkëmbi në Komisariatin Numër 1.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme