Vrasja e 7-vjeçares, protestuesit e telefonojnë Ramën 'live' - NACIONALE

Vrasja e 7-vjeçares, protestuesit e telefonojnë Ramën 'live'

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Vazhdojnë protestat në Shqipëri për vrasjen e 7-vjeçares Avdia.

Kësaj radhe protestuesit kanë tentuar që drejtpërdrejt ta telefonojnë kryeministrin Rama.

Megjithatë, ky i fundit nuk ka qenë i qasshëm.

Siç raporton Euronews, ajo që e telefonoi Edi Ramën ishte Ilirjana Kuçana, pedagoge, njëherit e afërme e vajzës që humbi jetën javën e kaluar.

Kjo protestë ka për kërkesë kryesore parësore shkarkimin e ministrave Çuçi e Kumbaro.

“Do të vazhdohet të kërkohet drejtësi për Jonadën në institucionet ndërkombëtare. Do të ndërmarrim një peticion online dhe fizikisht duke i kërkuar kryeministrit të shkarkojë ministrat Çuçi dhe Kumbaro. Këtë e bëjmë për Jonadat e tjera. A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për çdo njeri që vritet nga uniformat e shtetit, nga kryeministri”, tha Kuçana.

Lajme të ngjashme