Vrasja e 32-vjeçares në Ferizaj, policia jep detaje: Hetimet fillestare rezultojnë se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin vrasjes së F.H, 32 vjeç mbrëmë në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se hetimet fillestare rezultojnë se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B., i cili është arrestuar.
“Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale “Vrasje e rëndë”, është thënë në raportin e Policisë.