Vozitësi nga Serbia godet këmbësorin në veri, rasti në procedurë të rregullt - NACIONALE

Vozitësi nga Serbia godet këmbësorin në veri, rasti në procedurë të rregullt

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku është raportuar në veri të vendit, ku një vozitës mashkull shtetas i Serbisë dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitali i Mitrovicës Veri, ku po merr ndihmën e nevojshme.

Sipas autoriteteve, me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Lajme të ngjashme