Von Cramon: S`ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, është habitur me shtyrjen e liberalizimit të vizave për Kosovës.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
“Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Von Cramon.
Sot është mbajtur diskutimi i dytë i Grupit Punues të Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një njoftimi, Presidenca çeke ka njoftuar se ka pasur përparim në negociata.
Well, why only November 2023? There is no reason whatsoever not to grant #VisaLib immediately to Kosovo citizens. https://t.co/My48KNdSDw
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) November 10, 2022