Vllahiu: PDK-ja sot është partia më e bullizuar në Kosovë
Opinonisti Arbër Vllahiu mendon se Partia Demokratike e Kosovës është partia më e bullizuar në Kosovë.
Madje, ai beson se sulmet më të mëdha ndaj kësaj partie i ka bërë Lëvizja Vetëvendosje.
Ndër të tjera, Vllahiu në Rubikon tha se PDK po ashtu është partia më e atakuar nga pothuajse të gjitha forcat politike.
“Partia Demokratike sot kam përshtypjen që po e bart një lloj peshe të kryqit mbi supet e saj, për shkak të shumë faktorëve e posaçërisht për shkak se në ditët e sotme e ka një periudhë kohore që është partia më e bullizuar në Kosovë, është partia më e anatemuar dhe është partia më e atakuar nga pothuajse të gjitha forcat politike, posaçërisht nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.
