Viktima e dytë nga aksidenti në Gjakovë ku u përfshi auto-ambulanca, vdes mjeku
Ka vdekur edhe mjeku që ishte brenda auto-ambulancës që u aksidentua javën e kaluar në Gjakovë.
Mentor Salihu vdiq sot, teksa lajmin e kobshëm e konfirmuan të afërmit e tij përmes rrjeteve sociale.
Njëri prej të afërmve të tij ka shkruar se “mjeku që para disa ditësh, duke dashur ta shpëtojë jetën e tjetrit, u aksidentua dhe sot kaloi në amshim”
Aksidenti i rëndë kishte ndodhur në lagjen Dardania (Piskotë), mes autoambulancës dhe një veture te tipit Golf.
