VIDEO: Ministrja serbe e Kulturës lëshon sallën pasi Kosova merr çmim në Biennalen e Venedikut
Ministrja serbe e Kulturës, Maja Gojkoviq, ka lëshuar të shtunën sallën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Biennalen e Venedikut.
Videon e lëshimit të sallës nga ministrja serbe e ka publikuar këshilltari i kryeministrit, Albin Kurt, Jeton Zulfaj.
Serbia has failed to accept and deal with its past crimes. That is why today it denies the genocide and crimes committed in Bosnia and Kosova. If it had faced its past, it might not be led by the same figures who were in power during Milosevic's regime.
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) April 21, 2024
Here is another remnant… pic.twitter.com/RCSVh8W3He
Ndryshe, Juria ndërkombëtare e edicionit të 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit — La Biennale di Venezia, përbërë nga Julia Bryan-~Ëilson (presidente), kuratore amerikane dhe profesoreshë në Universitetin e Kolumbisë; Alia Sëastika, kuratore dhe shkrimtare indonesiane; Chika Okeke-Agulu, kuratore nigeriane dhe kritike e artit; Elena Crippa, kuratore taliane; dhe María Inés Rodríguez, kuratore francezo-kolumbiane, mes tjerash ka vlerësuar Pavijonin e Kosovës për aktivizmin e feminist.
“Duke iu referuar lëvozhgave të arrave, të përdorura në prodhimin e llokumeve, si dhe protezave mjekësore për riparimin e gjunjëve, nga përgatitja e këtyre llokumeve, skulpturat elegante të artistes Doruntina Kastrati mbërthejnë shikuesit. Një peisazh tingujsh vibrues vie nga dyshemeja, që të mbushë kockat dhe jehon përtej aktivizmit feminist.” - ka thënë María Inés Rodríguez me rastin e ndarjes së këtij cmimi.