Vetura e kosovarit merr flakë derisa ishte në lëvizje në Vlorë (VIDEO)
Një veturë ka marrë flakë në Llogara të Vlorës gjatë ditës së sotme, afërisht rreth orës 15:00.
Sipas njoftimit të policisë shqiptare, e njëjta po drejtohej nga një kosovar.
E njëjta ka marrë flakë gjatë ecjes dhe dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një defekti teknik.
Në pamjet e publikuara nga abcnews, shihet se vetura gjegjëse është djegur tërësisht.