Vërshimet në Pejë, reagon edhe Sali Berisha: Shpresoj të mos ketë tragjedi të tjera - NACIONALE

Vërshimet në Pejë, reagon edhe Sali Berisha: Shpresoj të mos ketë tragjedi të tjera

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas situatës me përmbytjet masive në Pejë.

Ai ka thënë se shpreson që të mos ketë tragjedi të tjera.

Postimi:

Shumë zona në Kosovë po përballen me përmbytje masive, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Kjo situatë alarmante ka sjellë dëme të mëdha, për fatin e keq edhe viktima. Nënë e bir, nga Peja, kanë humbur jetën si pasojë e këtyre përmbytjeve.

I shpreh ngushëllimet e mija familjes së viktimave. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen e tejskajshme.

Shpresoj që situata të zgjidhet sa më parë dhe të mos ketë tragjedi të tjera. #sb

Lajme të ngjashme