Vërshime në Virgjinia, zhduken mbi 40 persona
Më shumë se 40 persona janë zhdukur dhe qindra shtëpi janë shkatërruar nga vërshimet në Virgjinia të Shteteve të Bashkuara.
Autoritetet po mundohen që ta gjejnë vendndodhjen e 44 personave, ndërsa guvernatori e ka shpallur gjendjen emergjente.
Zyrtarët thanë se përpjekjet për kërkim-shpëtim janë duke vazhduar.
Përmes pamjeve të marra me dron shihen dëme të konsiderueshme materiale në distriktin Buchanan.