Trumpi thotë se ShBA-ja do ta godasë Iranin “fort” përsëri të mërkurën - NACIONALE

Trumpi thotë se ShBA-ja do ta godasë Iranin “fort” përsëri të mërkurën

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se vendi i tij do ta godasë Iranin “fort” të mërkurën, pasi dy palët shkëmbyen sulme gjatë natës së kaluar.

Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ShBA-ja dhe Irani janë “afër” bërjes së një marrëveshjeje të paqes dhe e përsëriti thirrjen ndaj Iranit për të “nënshkruar një marrëveshje”, raporton televizioni BBC.

Pas sulmeve amerikane ndaj Iranit si kundërpërgjigje ndaj rrëzimit të një helikopteri ushtarak amerikan në Gjirin Persik, Trumpi tha se sulmet do të vazhdojnë.

“Ne i goditëm ata fort dje dhe do t’i godasim fort përsëri sot” – paralajmëroi presidenti amerikan.

Irani tha më herët e kishte kryer sulme ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme pas sulmeve të ShBA-sa ndaj disa qendrave iraniane.

Trumpi tha më herët se Teherani “ka marrë kohë të gjatë për të negociuar një marrëveshje” dhe se tani “duhet ta paguajë çmimin”, pa dhënë hollësi specifike. Këto fjalë erdhën pasi ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, më herët paralajmëroi se vendi i tij “nuk do të lërë asnjë sulm apo kërcënim pa përgjigje”.

Ndërkohë, Qeveria e Indisë tha se një anije komerciale ishte sulmuar afër brigjeve të Omanit të mërkurën. Thuhet se tre detarë indianë janë zhdukur.

India nuk dha hollësi për burimin e sulmit. BBC-ja ka kërkuar koment nga Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.

Roja Revolucionare e Iranit tha se ka kryer sulme ndaj 21 caqeve në bazat amerikane në rajon, një në Bahrejn dhe një tjetër në Jordani, ndërsa edhe ushtria e Kuvajtit tha se ishte duke penguar një sulm./Nacionale

Lajme të ngjashme