Sot rifillon mësimi në të gjitha shkollat, përveç Malishevës, Fushë Kosovës dhe Drenasit - NACIONALE

Sot rifillon mësimi në të gjitha shkollat, përveç Malishevës, Fushë Kosovës dhe Drenasit

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot do të rifillojë mësimi në të gjitha shkollat e Kosovës, përveç tri komunave.

Fjala është për Malishevën, Fushë Kosovën e Drenasin.

Drejtoria Komunale për Arsim në Fushë Kosovë ka njoftuar se fillimi i gjysmëvejetorit të dytë në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në këtë komunë është shtyrë për një javë, deri më19 janar.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se mësimi në shkollat e kësaj komune shtyhet deri më 14 janar.

Edhe Komuna e Drenasit ka shtyrë rifillimin e procesit mësimor deri të mërkurën si shkak i gjendjes së vështirësuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit në këtë komunë.

Lajme të ngjashme