“Ndalimi i punimeve në “Rrugën A”, AVONET: Është i drejtë, Rama është duke tentuar të ndërhyjë në drejtësi - NACIONALE

“Ndalimi i punimeve në “Rrugën A”, AVONET: Është i drejtë, Rama është duke tentuar të ndërhyjë në drejtësi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata joqeveritare AVONET kanë reaguar ashpër ndaj kreut të Prishtinës, Përparim Rama, pasi që ende nuk janë pezulluar punimet në “Rrugën A”.

AVONET përmes një postimi në Facebook, kanë njoftuar se e përkrahin vendimin e Gjykatës Komerciale për ndalimin e punimeve në “Rrugën A”, duke vlerësuar se ky aktvendim i shërben ruajtjes dhe garantimit të sigurisë juridike

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh përkrahjen e plotë ndaj Aktvendimit KA.nr.181/23 të datës 17.10.2023, të nxjerrë nga znj. Vlora Pacolli Rexhepi, gjyqtare e Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës, me të cilin u SHTYE ekzekutimi i vendimit PSh. nr. 144/23 i datës 19.04.2023, i nxjerrë nga i Organi Shqyrtues i Prokurimit, nga Vedat Poterqoi - Anëtar i OSHP-së. Rrjeti i OJQ-ve AVONET vlereson se ky aktvendim i shërben ruajtjes dhe garantimit të sigurisë juridike për të gjithë personat fizik dhe juridik nga ana e gjykatave të Republikës së Kosovës.” – thuhet në reagimin e Rrjetit të AVONET.

Tutje nga kjo OJQ kanë thënë se janë jashtëzakonisht të shqetësuar nga deklarimet e kryetarit, Përparim Rama.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shprehet jashtëzakonisht i shqetësuar nga deklarimet publike të Kryetarit të Prishtinës z. Përparim Rama, në lidhje me aktvendimin e Gjykatës Komerciale për rastin e rrugës A, kjo praktikë e tentimin për ndërhyrje në drejtësi është e rrezikshme sepse përmes këtyre deklaratave po cenohet pavarësia e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës.” – thuhet ndër të tjera.

Ky rrjet i OJQ-ve ka njoftuar se vendimin i Komerciales nuk është duke u zbatuar nga Komuna e Prishtinës.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka përcjellur përmes kanaleve të informimit se Aktvendimi KA.nr.181/23 i datës 17.10.2023, i nxjerrur nga znj. Vlora Pacolli Rexhepi, gjyqtare e Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës nuk është duke u zbatuar nga Komuna e Prishtinës, për faktin se ende nuk janë pezulluar punimet në rastin në fjalë. Andaj, i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës që urgjentisht të ndërrmarr të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të Aktvendimit KA.nr.181/23 të Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës, sepse në të kundërtën po krijohen precedente të rrezikshme të cilat po rrezikojnë sigurinë juridike në vendin tonë.” – thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme