Vendimi i ShBA-së për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për Ballkanin, Osmani: Minimi i Marrëveshjes së Ohrit, kërcenim për paqen
Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, , Bujar Osmani, ka komentuar vendimin e ShBA-së për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare për Ballkanin Perëndimor.
Ai ka vlerësuar se ky vendim riafirmon se minimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit mbetet një kërcënim për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
“Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare për Ballkanin Perëndimor riafirmon se minimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit mbetet një kërcënim për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Në një kohë kur po dëshmojmë përpjekje për të zbehur frymën dhe dispozitat e Ohrit, ky është një kujtesë e qartë: Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk është çështje e politikës së përditshme, por një gur themeli i stabilitetit të Maqedonisë së Veriut dhe i së ardhmes së saj euroatlantike. Ohri nuk është e kaluara. Ohri është e ardhmja”, ka shkruara ai.