Veç sa për të thënë diçka: Rexhaj i VV-së me akuza ndaj LDK-në pse s’i dhanë votat për Albulena Haxhiun
Gjënë më elementare në demokraci – shumicën parlamnetare – nuk e patën, por fajtor LDK-ja.
Kështu përmbledhtazi përkthehet krejt logjika e një statusi të Arbër Rexhajt, deputet i Vetëvendosjes (nuk dihet nëse është ende deputet, mbetet të përcaktohet më 8 gusht nga Gjykata Kushtetuese) për mbarimin e afatit kushtetues për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
Rexhaj, për pse VV s’i pati votat dhe s’e ndërroi kandidaten – për çka 40 deputetë të tjetër të VV’së i kishin votat – për Kryetar të Kuvendit, fajëson LDK-në për “bllokim”.
Postimi i plotë:
Nuk ka nevojë më shumë se këto fjalë të deputetit Abdixhiku për të kuptuar kush e bllokoi konstitumin e Kuvendit.
Kjo është metamorfoza e shpejtë:
-Më 8 prill thanë se nuk do ta pengojmë konsituimin e Kuvendit, tha Abdixhiku.
-Më pas tha se nuk votojmë askënd nga VV.
-Pastaj kërkuan qeveri teknike me PDK-në brenda
-Dhe në fund thanë se mosbashkëpunimi me LVV-në dhe Albin Kurtin (njeriun më të votuar në historinë e zgjedhjeve parlamentare) është një vendimet më të mira dhe më kombëtare të LDK-së.
Nesë dikush ka pasur dielemë deri tash, tash më nuk ka.