Vdiq një djalë me probleme mendore në Skenderaj, pak minuta pasi që mori qetësues nga mjekët - NACIONALE

Vdiq një djalë me probleme mendore në Skenderaj, pak minuta pasi që mori qetësues nga mjekët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Skenderaj ka kërkuar ndihmë në polici dhe tek ekipi mjekësor për djalin e tij që ishte i sëmur mental.

PK dhe ekipi mjekësor kanë pranuar thirrjen dhe kanë dal në vendin e ngjarjes, ku djali kishte qenë i mbyllur në dhomë dhe nuk ka pranuar që të komunikojë me asnjërën palë, dhe pas kësaj palët janë tërhequr nga vendi.

Pak orë më pas, prindi i djalit përsëri ka shkuar në stacion policor duke treguar se djali tashmë ka hapur derën e dhomës, duke kërkuar që t’i dalin në ndihmë.

Skenderaj 02.02.2024 – 07:00. Rreth orës 07:00, ankuesi mashkull kosovar ka kërkuar një ekipi mjekësor që të shkojë në shtëpinë e tij dhe t’i jepet ndihme mjekësore djalit të tij pasi ishte i sëmurë mental. Dy njësi policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar në shtëpinë e tij, dhoma e personit ishte e mbyllur me çelës nga brenda. Derisa policia dhe ekipi mjekësor kanë provuar të komunikojnë me të, i njëjti nuk ka pranuar të komunikojë me ta. Pas kësaj policia dhe ekipi mjekësor janë larguar nga ai lokacion. Rreth orës 09:40 në Stacion Policor është paraqitur prapë ankuesi pasi që sipas tij e kishte hapur derën ku qëndronte djali i tij dhe ka kërkuar që t’i dalin në ndihmë ekipi mjekësor.” – thuhet në raport.

Tutje sipas raportit të PK dhe të njëjtit së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar ne vendin e ngjarjes, dhe këta të fundit i kanë dhënë një qetësues.

Pas pak minutave të njëjti i është filluar t’i keqësohet gjendja në frymëmarrje dhe është dërguar në QKMF në Skenderaj, ku aty mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Rasti është duke u hetuar.

Rreth orës 09:45 të dy njësitë policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar prapë në atë lokacion ku nga ekipi mjekësor i është dhënë një qetësues, por pas disa minutave personit iu ka keqësuar gjendja në frymëmarrje dhe është dërguar në QKMF Skenderaj për trajtim, por mjeku kujdestar rreth orës 09:50 ka konstatuar vdekjen e tij pas një sulmi kardiak. Në QKMF Skenderaj ka dalë patrulla policore dhe njësiti i hetimeve të stacionit dhe njësiti i hetimeve rajonale. Rreth orës 12:37 ekipi i mjekësisë ligjore e kanë marrë viktimën dhe e dërgojnë ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftua prokurori. Rasti nën hetime.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme