Vdiq në moshën 94-vjeçare shpikësi i pistoletës së famshme, Gaston Glock - NACIONALE

Vdiq në moshën 94-vjeçare shpikësi i pistoletës së famshme, Gaston Glock

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gaston Glock, inxhinieri austriak që e kishte shpikur pistoletën “Glock”, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Kompania “Glock” tha në një deklaratë se puna jetësore e themeluesit të saj “do të vazhdojë në frymën e tij”, raporton televizioni BBC.

Kjo armë është përdorur e përdoret nga forca të armatosura, personele sigurie, pronarë armësh e kriminelë në mbarë botën.

Pavarësisht nga popullariteti i shpikjes së tij, Glock-u është përshkruar si miliarder i izoluar, i cili shumicën e jetës e ka kaluar në një pronë me pamje nga liqeni në Austri.

Ai ishte rrallë në lajme, por kishte marrë vëmendje vetëm në disa raste: në vitin 2012, kur ishte botuar një libër për biznesin e tij, pas ndarjes nga gruaja e parë më 2011 dhe kur një bashkëpunëtor në biznes ishte munduar që ta vriste në fund të viteve të nëntëdhjeta.

Lajme të ngjashme