Vdesin dy persona në Obiliq nga aksidenti mes një motoçiklete dhe një këmbësori - NACIONALE

Vdesin dy persona në Obiliq nga aksidenti mes një motoçiklete dhe një këmbësori

3 orë më parë

nga NACIONALE

Të premten rreth orës 23:00, në Obiliq ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku dy persona kanë vdekur dhe një është lënduar .

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor.

Pasagjeri dhe shoferi i motoçiletës kanë humbur jetën ndërsa këbësori ka pësuar lëndime.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në Obiliq ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi dhe pasagjeri i motoçikletës kanë humbur jetën, kurse këmbësori ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Lajme të ngjashme