Vdes shoferi i kamionit në Lipjan, dyshohet që automjeti i lëvizi pasi s'e frenoi mirë
Një person raportohet se ka humbur jetën sot në Lipjan pas një aksidenti.
Sinjali raporton se dyshohet që shoferi i kamionit është aksidentuar pasi doli nga automjeti që po e drejtonte, por që dyshohet se nuk e ka frenuar mirë.
Si pasojë, dyshohet që kamioni ka lëvizuar dhe e ka goditur tashmë të ndjerin.
“Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenur) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete. Policia është duke punuar në kompletim e rastit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.” – kanë thënë nga policia e Kosovës.