Vdes personi që u vetaksidentua në rrugën Prishtinë-Pejë - NACIONALE

Vdes personi që u vetaksidentua në rrugën Prishtinë-Pejë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur shoferi i cili u aksidentua sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, më konkretisht të vendi që njihet si “Kroni i Mbretit”.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Lidhur me njoftimin rreth aksidentit që ua kemi përcjellë më herët, nga Emergjenca jemi njoftuar se personi që është dërguar për trajtim mjekësor, tashmë është pa shenja jete.” – ka thënë ai për RTV Dukagjinin.

Ndryshe, Nacionale ka raportuar gjatë ditës në lidhje me këtë aksident.

Lajme të ngjashme