Vdes një person nga Fushë Kosova, dyshohet se iu bllokua ushqimi në fyt
Një burrë ka vdekur të shtunën në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se gjatë ngrënies një copë ushqimi i kishte ngecur në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 25 korrik, rreth orës 14:05. Viktima ishte dërguar në QKUK, ku mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.