Vdes një person në Mazgit, u godit nga vetura - NACIONALE

Vdes një person në Mazgit, u godit nga vetura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, më konkretisht në fshatin Mazgit, ku një veturë ka përplasur një këmbësor i cili ka humbur jetën.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç'rast një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën”, ka thënë ai.

Borovci tutje ka bërë të ditur se njësitet e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e rastit.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka bërë të ditur Borovci për Nacionalen.

Lajme të ngjashme