Vdes një fëmijë një-vjeçar në QKUK, ShSKUK del me sqarim: Përkundër masave, gjendja vazhdimisht rëndohej - NACIONALE

Vdes një fëmijë një-vjeçar në QKUK, ShSKUK del me sqarim: Përkundër masave, gjendja vazhdimisht rëndohej

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një fëmijë i moshës një vjeçare ka ndërruar jetë në Qendrn Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës ka dal me një sqarim, përmes të cilit kanë bërë të ditur se fëmija është pranuar në QKUK nga Spitali Rajonal i gjakovës në gjendje të rënduar.

Sipas informacioneve nga Spitali i Gjakovës, fëmija i moshës rreth 1 vjeç, është sjell nga prindërit, rreth orës 21:00, në kujdestarinë e mbrëmshme, në Repartin e Pediatrisë, me gjendje shumë të rënduar shëndetësore. Menjëherë janë marrë masat e nevojshme nga ekipi kujdestar, duke parë edhe gjendjen e rënduar të fëmiut, ku pas vendosjes së terapisë, në ora 21:40 është nisur për trajtim të mëtejshëm në QKUK, si rast emergjent.” – thuhet në njoftim.

Sipas raportit të Klinikës Infektive, fëmiu, me autoambulancë është sjell në ora 22:50 në Klinikën Infektive, me gjendje shumë të rënduar, me diagnozë sepsis meningococica (infeksion i rëndë që kishte përfshirë krejt sipërfaqen trupore). Nga mjekët kujdestar fëmiut menjëherë i ofrohet gjithë kujdesi i nevojshëm mjekësor dhe dërgohet në Repart për reagim të shpejtë, pa humbur kohë me procedura administrative në pranim.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin nga ShSKUK-ja.

Në komunikatë ndër të tjera u bë e ditur se fëmiu ishte vendosur në oksigjeno-terapi, bazuar në protokollet mjekësore.

Përkundër masave reanimatore, gjendja e fëmiut vazhdimisht rëndohej edhe me rënie parametrave vital, ku në ora 23:40 përkundër kujdesit të vazhdueshëm, fëmiu vdes. Fëmiut i është ofruar gjithë kujdesi i duhur dhe i nevojshëm si në Spitalin e Gjakovës, ashtu edhe në QKUK, por për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka arritur të mbijetonte.” – thuhet në përfundim të njoftimit.

Lajme të ngjashme