Vdes një burrë që ishte aksidentuar para disa ditëve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë - NACIONALE

Vdes një burrë që ishte aksidentuar para disa ditëve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë ka vdekur si pasojë e plagëve në aksidentin që ndodhi të shtunën në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Në këtë aksident kishin qenë të përfshira pesë vetura.

Si pasoj e lëndimeve të marra në aksident njëri prej drejtuesve të automjeteve të përfshira në aksident viktima mashkull kosovar me datën 23.06.2024 rreth orës 13:30 ka ndërruar jetë në QKUK.

Raporti i plotë:

AKSIDENT KOMUNIKACIONI RRUGOR ME FATALITET

Rr. Prishtinë Fushë Kosovë / 22.06.2024 – 23:05. Ka ndodhë aksident trafiku rrugor me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira pesë automjete, katër me targa vendore me ngasës meshkuj kosovar dhe një me targa të huaja me ngasës mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre ngasës të automjeteve dhe tre pasagjer të një automjeti të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Si pasoj e lëndimeve të marra në aksident njëri prej drejtuesve të automjeteve të përfshira në aksident viktima mashkull kosovar me datën 23.06.2024 rreth orës 13:30 ka ndërruar jetë në QKUK. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme