Vdes këmbësori që u godit nga vetura në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur këmbësori i cili u godit nga një veturë në rrugën Bill Klinton në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima nuk i ka përballuar lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.
I dyshuari për aksidentin është liruar.
Raporti i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. Bill Klinton- Prishtinë 02.12.2023-12:23. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.