Vdes këmbësori pasi u godit nga dy vetura, arrestohen dy shoferët - NACIONALE

Vdes këmbësori pasi u godit nga dy vetura, arrestohen dy shoferët

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga dy vetura në një aksident trafiku, në fshatin Llabjan në Novobërdë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur pasi një shofer ka goditur këmbësorin, i cili më pas është përplasur edhe nga një veturë tjetër.

Si pasojë e lëndimeve, këmbësori ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërkohë, dy shoferët janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Vozitësi mashkull kosovar, me veturë nga pa kujdesia, ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, pastaj i njëjti është goditur edhe nga një veturë tjetër me vozitës mashkull kosovar. Si pasojë, këmbësori ka vdekur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy vozitësit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policise se Kosoves.

Lajme të ngjashme