Vdes fëmija 3-vjeçar në Shtime, dyshohet se u ngulfat gjatë ushqimit
Të enjtën në orët e mbremjës, një person është derguar në emergjencën e Shtimës, ku sipas mjekëve kisht e qenë pa shenja jete.
Gazeta Express, nga burime të veta, ka mësuar se viktima është një fëmijë 3-vjeçar, i cili dyshohet se është ngulfatur nga një copë mishi.
Familjarët i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë dhe më pas e kanë dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Shtime. Mjekët kanë arritur ta largojnë copën e mishit nga rrugët e frymëmarrjes, por fëmija kishte mbërritur pa puls dhe pa shenja jete.
Më pas ai është transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Ferizaj, ku ekipet mjekësore kanë vazhduar përpjekjet për reanimim, por pa sukses.
Me urdhër të Prokurorit për të Mitur, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.
“HETIM I VDEKJES Shtime / 23.07.2026 – 20:44. Nga emergjenca e Ferizajit është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar pa shenja jete nga qendra emergjente e Shtimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.