Vdes biznesmeni kosovar që u qëllua me armë zjarri një muaj më parë në Gjakovë - NACIONALE

Vdes biznesmeni kosovar që u qëllua me armë zjarri një muaj më parë në Gjakovë

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ka vdekur biznesmeni kosovar Muhamet Junikaj.

Këtë e konfirmoi njëri prej miqve të tij përmes një postimi në rrjetin social "Facebook".

Biznesmeni i njohur si Bedi, tash e sa kohë kishte qëndruar në spital.

Siç shkruan Indeksonline, ai u qëllua me armë zjarri rreth një muaji më parë, pasi kishte pasur mosmarrëveshje me dorasin.

Në bazë të raportit të policisë, pas mosmarrëveshjes i akuzuari kishte shtënë drejt viktimës duke e lënë të plagosur.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme