Vdekja e punëtorit në KEK, Jashari: Kushtet e punës janë shumë të rënda, kemi mungesë të pajisjeve mbrojtëse
Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka folur për kushtet e rënda në të cilat punojnë punëtorët e KEK-ut.
Pas vdekjes se djeshme në vend të punës të një punëtori të kësaj kompania, ai ka thënë se punëtorëve iu mungojnë shumë pajisje.
Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit.
“Për kushtet e punës të them me të vërtetë mund të themi se në Korporatën Energjetike të Kosovës kushtet janë jashtëzakonisht të rënda, kemi mungesë të disa pajisjeve mbrojtëse, si nga aspect e pajisjeve elektrike, makinerike dhe nga ana e xetarisë, kështu që natyra e punës në KEK është jashtëzakonisht e vështirë, jashtëzakonisht është e rëndë, kështu që ne i bëjmë apel menaxhmentit, bordit që të merren me përmirësimin e këtyre kushteve, me përmirësimin e gjendjes së vendeve të punës dhe sigurinë në përgjithësi të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka shprehur shqetësime edhe për sëmundjet nga të cilat rrezikohen punëtorët e KEKU-ut.
“Fatkeqësisht i kemi pas këto humbje të kolegëve tanë me aksidente fatale për jetën e tyre, mirëpo kemi edhe vdekje të cilat mirren sëmundjet në vendet e punës që ne dyshojmë për shkak të gazrave të ndryshme, për shkak pluhurit, për shkak zhurmës, për shkak dridhjeve, për shkak natyrës së punës që është e rëndë në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ne kemi bo shkresa dhe kemi bo kërkesa të vazhdueshme menaxhmentit dhe bordit që të përmirësohen kushtet e punëtorëve, përmirësohet siguria e tyre në vendet e punës”, ka thënë ai.