Vdekja e djalit të Fadil Feratit, Konjufca: Lajm i trishtë për familjen, për shoqërinë, qytetin e Istogut dhe Kosovën
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime pas lajmit të vdekjes së Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Feratit.
Në një postim në Facebook, Konjufca ka thënë se humbja e Triumfit është lajm i trishtë dhe i dhimbshëm për familjen, për shoqërinë, dhe për qytetin e Istogut dhe Kosovën.
Reagimi:
Thellësisht i pikëlluar për ikjen shumë të hershme të Triumf Feratit, djalit të Fadil Feratit, ish-kryetarit të komunës së Istogut e po ashtu vëllai i kryetarit aktual të Komunës së Istogut, Ilir Ferati. Ky është lajm i trishtë dhe i dhimbshëm për familjen, për shoqërinë, dhe për qytetin e Istogut dhe Kosovën.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ferati, shoqërinë dhe të gjithë që e njohën Triumfin.
Në këto momente, ndajmë dhimbjen me familjen Ferati.