Vdekja e dhjetëra fëmijëve në Gambia, mund të jetë shkak i paracetamolit - NACIONALE

Vdekja e dhjetëra fëmijëve në Gambia, mund të jetë shkak i paracetamolit

2 javë më parë

nga Miranda Shala

Autoritetet në Gambia janë duke hetuar për një lidhje të dyshuar të shurupit të paracetamolit me vdekjen e dhjetëra fëmijëve nga dështimi i veshkave.

"Dhjetëra fëmijë kanë vdekur në tre muajt e fundit. Autopsitë sugjerojnë mundësinë e paracetamolit," ka thënë drejtori i shërbimeve shëndetësore të Gambias për Reuters.

Bëhet e ditur se në vend deri në muajin e kaluar janë raportuar 28 vdekje të fëmijëve nën 5 vjeç, ndërsa numri aktual nuk është raportuar ende.

Si një shkak tjetër i mundshëm për vdekjen e këtyre fëmijëve, është përmendur edhe bakteri E.coli, ndërsa simptomat fillestare të vërejtura tek fëmijët përfshinin vështirësi në urinim, ethe dhe të vjella që kanë çuar në dështim të veshkave.

Ministria e Shëndetësisë së vendit nuk ka bërë ende të ditur se cila markë e paracetamolit është duke u hetuar për lidhje të mundshme me vdekjet e lartëpërmendura.

Lajme të ngjashme