"Vazhdoni se u mësuam": Deputetja e VV-së mbron Kusarin, komentuesi ia tregon faturat marramendëse
Deputetja e partisë në pushtet e ka mbrojtur Mimoza Kusarin pasi ajo u sulmua nga Lumir Abdixhiku dhe Isa Mustafa për afërsinë e saj të tashme me Albin Kurtin dhe afërsinë që kishte gati me të gjitha subjektet tjera parlamentare politike. Por, ajo ka marrë disa komente “të pakëndshme”.
Deputete Kurti shkroi si vijon:
“Morali në politikë ka të ëbjë me votimet, qëndrimet dhe bindjet. Nuk është një fjalë e rezervuar për gratë. Kaq duhej të dinte kryetari i partisë, Lumiri. Kaq është minimumi i moralit.”
Ndërkohë, një komentues ka kritikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë deputeten duke shkruar si vijon:
“Qe veç një diçka për çka ish dashtë me u marrë ju. Po jo, ju keni zgjedh me u marrë me diçka që bash kujt në punë s’i hyn. Hiç. Po nejse, vazhdoni se u mësuam më me juve e me ata para juve e me krejt.” – skroi D. C.

Ai ndau me deputeten edhe faturat me çmime marramendëse që i kishin ardhur nga muaji tetor i vitit 2022.
Tinka Kurti ia ktheu duke i thënë: “po D. secili jemi duke kryer punën tonë çdo ditë. Ndërkohë ofendimi nuk është puna e askujt.”
Një tjetër ndërkohë, R. Y. i komentoi në lidhje me disa komente të Kurtit sot dhënë për një gazetë shqiptare në Maqedoni ku e quajti ish-presidentin Thaçi “personalitet historik” bërë bashkë me Adem Demaçin dhe Ibrahim Rugovën.
“Morali në politikën që e përfaqëson ti i transformon njerëzit brenda natës nga “hajn” e “paçavër” në “personalitet historik”.
Më poshtë keni statusin dhe komentet e bëra në llogarinë e znj. Kurti: