Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore 23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë - NACIONALE

Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore 23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vazhdon të jetë e rënduar gjendja shëndetësore e 23-vjeçares e cila u lënduar ditën e enjte nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.

23-vjeçarja është duke marrë tretman mjekësor në Mjekimin Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Doktoresha Agreta Gashi në një deklaratë për Telegrafin bëri të ditur se pacientja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“Pacientja ka pësuar lëndime të shumta, dhe si pasojë e këtyre lëndimeve gjendja vazhdon të jetë ende e rëndë.” - tha ajo.

Lajme të ngjashme