Vazhdojnë raportet e mira, Rusia do të ndërtojë dy reaktorë bërthamorë në Hungari - NACIONALE

Vazhdojnë raportet e mira, Rusia do të ndërtojë dy reaktorë bërthamorë në Hungari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjiganti rus i energjisë bërthamore, “Rosatom”, do ta fillojë ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë në Hungari në javët e ardhshme, tha ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto.

Me marrëveshjen e arritur mes Rusisë dhe vendit të BE-së më 2014 synohet që të zgjerohet centrali ekzistues bërthamor, “Paks”.

Industria bërthamore e Rusisë nuk është prekur nga sanksionet e Bashkimit Evopian për pushtimin e përgjakshëm të Ukrainës.

Masat për izolimin dhe sanksionimin e importit të naftës dhe gazit nga Rusia nuk janë përkrahur pa kushte nga Hungaria.

Hungaria siguron 40 për qind të energjisë nga reaktori “Paks”. Me dy reaktorët shtesë, centrali i tanishëm – që përbëhet nga katër reaktorë të ndërtuar në periudhën sovjetike – do të ketë kapacitet më shumë se dyfish më të madh.

“Le të fillojë ndërtimi! Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm. Në këtë mënyrë, ne do ta garantojmë sigurinë energjetike të Hungarisë në aspektin afatgjatë dhe do t’i mbrojmë hungarezët nga lëkundjet e egra në çmimet e energjisë”, shkroi kryediplomati hungarez në “Facebook”.

Lajme të ngjashme