Vagonët në Serbi, Mustafa: Të njëjtit këta shisnin patriotizëm të rrejshëm duke rrokullisur kamiona me produkte serbe - NACIONALE

Vagonët në Serbi, Mustafa: Të njëjtit këta shisnin patriotizëm të rrejshëm duke rrokullisur kamiona me produkte serbe

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Arben Mustafa i Partisë Demokratike të Kosovës pasi doli në pah që pushteti i Vetëvendosjes ka riparuar vagonë trenash me kontratë rreth gjysmë milioni euro në Serbi, tha se Albin Kurti ishte në dijeni dhe kishte heshtur,.

“Albin Kurtit nuk i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve të Trainkosit në Serbi! Madje, pikërisht në periudhën e Banjskës, ia paskan rregulluar edhe tenderin! Të njëjtit dikur shisnin patriotizëm të rrejshëm, duke i rrokullisur kamionët me produkte serbe. Me mashtrim kanë ardhur në pushtet dhe me mashtrim po përpiqen ta mbajnë pushtetin! Fytyra e vërtetë e këtyre njerëzve po shpaloset çdo ditë e më shumë,” shkroi ai.

Lajme të ngjashme