Ushtria izraelite fillon t’i thërrasë rezevistët për zgjerimin e planifikuar të ofensivës në Gaza
Ushtria izraelite ka filluar që të thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë izraelitë për t’i “intensivifikuar dhe zgjeruar” operacionet e saj në Gaza.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se do ta “rrisin presionin” me qëllim të rikthimit të pengjeve që po mbahen ende në Gaza dhe për t’i mposhtur militantët e Hamasit, raporton televizioni BBC.
Kritikët thonë se ofensiva ushtarake e nisur rishtazi, pas shembjes së armëpushimit, ka dështuar që ta garantojë lirimin e pengjeve dhe i vënë në pikëpyetje objektivat e kryeministrit Benjamin Netanyahu në konflikt.
Sipas planit, ushtria tha se do të veprojë në zona të reja dhe do ta “shkatërrojë tërë infrastrukturën” mbi dhe nën tokë.
Megjithatë, në raportime lihet të kuptohet se zgjerimi i planifikuar i ofensivës nuk do të ndodhë deri pas vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump, në rajon javën e ardhshme.
Asnjë peng izraelit nuk është liruar që nga koha kur Izraeli e rinisi ofensivën ushtarake më 18 mars pas shembjes së armëpushimit dymujor me Hamasin.