Ursula von der Leyen për sulmin rus në Kiev: E tronditur dhe e tmerruar
Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen publikuan një video të përbashkët të realizuar në pikën kufitare midis Estonisë dhe Rusisë.
"Jam e tronditur dhe e tmerruar nga sulmi mizor në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës. Rusia i tregoi edhe një herë të gjithë botës se çfarë përfaqëson - terror dhe brutalitet. Ata që janë përgjegjës duhet të ndëshkohen. Ne vajtojmë viktimat, i shpreha ngushëllimet e mia të sinqerta miqve tanë ukrainas. Unë e di që ukrainasit nuk do të tremben nga kjo dhe ukrainasit e dinë që ne do të jemi me ta për aq kohë sa të duhet", tha von der Leyen, e ndjekur nga Kallas.
Shocked and appalled by the vicious attacks on Ukrainian cities.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 10, 2022
Putin’s Russia has again shown the world what it stands for: brutality and terror.
I know that Ukrainians will stay strong.
We will stand with Ukraine for as long as it takes, with all the means we have. pic.twitter.com/Q9wgh62nzF
"Ne jemi duke qëndruar këtu në kufirin lindor të Bashkimit Evropian. Në sfond është Rusia. Ne po u dërgojmë një mesazh të qartë të gjithë ukrainasve - ju mbështesim në çdo mënyrë të mundshme. Ajo që duhet të bëjmë është të dërgojmë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, në mënyrë që ukrainasit të mund të mbrojnë qytetet e tyre, civilët e tyre. Rusia, domethënë, ajo përshkallëzon dëmet që ata shkaktojnë mbi civilët. Ne qëndrojmë me viktimat. Ne qëndrojmë me Ukrainën", tha Kallas. /Nacionale/