Urgjenca e Prishtinës: Nuk ka të vdekur në Arbëri, një grua e lënduar rëndë dërgohet në QKUK - NACIONALE

Urgjenca e Prishtinës: Nuk ka të vdekur në Arbëri, një grua e lënduar rëndë dërgohet në QKUK

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë e ka konfirmuar për Gazetën Shneta se nuk ka të vdekur nga rënia e kulmit të objektit të komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria.

Drejtori i QMU-së Dr. Avdyl Pacolli ka dhënë detaje nga intervenimi i ekipit mjekësor të këtij institucioni në vendin e ngjarjes, shkruan Gazeta Shneta.

“Është një grua e lënduar. Ka pësuar politraumë dhe traumë të shumëfishtë në ekstremitete. Një plagë në kokë. Pacientja është stabilizuar në vendin e ngjarjes dhe me parametra stabil është dërguar në Emergjencën e QKUK-së”, ka bërë të ditur Avdyli.

Ai ka thënë se nuk ka persona tjerë të lënduar dhe fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë.

Lajme të ngjashme