Ura e pa shfrytëzueshme që e promovoi Kurti si sukses, Kasolli: Ndërmjet banales dhe komikes
“Saradrani kalon”, ishin fjalët e Kurtit, kur promovoi një urë në Saradran të Istogut.
Por, ura të cilën Kurti e promovoi me shumë “spektakël” në rrjetet sociale, po del të jetë e pashfrytëzueshme nga qytetarët, siç raportoi sot Gazeta Nacionale.
Ndaj këtij promovimi të gënjeshtërt, ka reaguar edhe njohësi i politikës, Afrim Kasolli.
Kasolli e ka quajtur si akt që fqinjëron ndërmjet banales dhe komikës, promovimin e urës së pashfrytëzueshme.
Tutje Kasolli ka thënë se ky veprim e pasqyron atë lloj mentaliteti politik sipas të cilit rrjetet sociale duhet ta zavendësojnë të vërtetën, apo realitetin.
Kasolli shkrimin e tij e përbmyllë me frazën: “Mirë se erdhët në rendin post-politik të imazho-kracisë”
Shkrimi i plotë i Kasollit:
“Perurimi i nje ure nga kjo qeveri, konkretisht nga Kryeministri Kurti, e qe ne nuk eshte ende funksionale dhe e qashme per automjete, sic raportuan mediat, si akt fqinjeron ndermjet banales dhe komikes. Dhe si i tille, e shpreh me mire se asgje tjeter, manine politike per vanitet, shfaqje cinike dhe qeverisje me ane te propagandes ne vend te permiresimit te gjendjes konkrete. Po ashtu, ky veprim e pasqyron ate lloj mentaliteti politik, sipas te cilit rrjetet sociale duhet ta zevendesojne realitetin. Dhe krejt cka iu nevojitet pushtetareve eshte investimi per persosjen e imazhit te tyre ne boten virtuale te hiper-realitetit. Mire se erdhet ne rendin post-politik te imazho-kracise!”