Ulet për një cent çmimi maksimal i naftës për sot e nesër
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të derivateve të naftës që do të vlejnë nga ora 10:00.
Sipas njoftimit të ministrisë, nafta do të shitet deri në 1.39 euro për litër, një cent më lirë se një ditë më parë.
Çmimi maksimal i benzinës është caktuar në 1.33 euro për litër, ndërsa ai i gazit në 0.67 euro për litër.
Ministria ka bërë të ditur se këto çmime do të jenë në fuqi edhe gjatë ditës së hënë.
