Ukrainë: Paniku po përhapet mes rusëve në Kherson për shkak të kundërsulmit tonë - NACIONALE

Ukrainë: Paniku po përhapet mes rusëve në Kherson për shkak të kundërsulmit tonë

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Autoritetet lokale të Ukrainës në rajonin Kherson, i cili është pjesërisht nën pushtimin rus, kanë njoftuar se familjet e ushtarëve rusë po largohen nga rajoni për shkak të një kundërsulmi ukrainas.

Siç njoftoi administrata civile e rajonit Kherson, për shkak të sulmeve të Ukrainës në urat Antonivski dhe Kakovski, "paniku filloi të përhapet" midis rusëve në Kherson.

Ky informacion nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. /Nacionale/

Lajme të ngjashme