Ukraina thotë se shumë ushtarë rusë janë vrarë në Kherson - NACIONALE

Ukraina thotë se shumë ushtarë rusë janë vrarë në Kherson

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtria ukrainase ka thënë se ka vrarë shumë ushtarë rusë dhe ka shkatërruar dy depo municionesh gjatë luftimeve në rajonin Kherson, që është në qendër të kundërsulmit ukrainas.

Komanda jugore ushtarake tha se trafiku hekurudhor për në Kherson përmes Lumit Dnipro është ndërprerë, duke i izoluar potencialisht edhe më shumë forcat ruse në perëndim të lumit nga furnizimet nga Krimea e aneksuar dhe lindja.

Ushtria ukrainase tha se mbi 100 ushtarë rusë janë vrarë dhe shtatë tanke janë shkatërruar gjatë luftimeve të premten në rajonin Kherson, qyteti i parë i rëndësishëm që ishte pushtuar nga rusët në fillim të luftës.

Nënkryetari i Këshillit Rajonal në Kherson, Yuri Sobolevsky, u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë larg depove ruse të municionit.

Lajme të ngjashme