Ukraina thotë se një objekt ushtarak në Kursk të Rusisë është goditur me dron - NACIONALE

Ukraina thotë se një objekt ushtarak në Kursk të Rusisë është goditur me dron

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë se një objekt ushtarak, afër një baze ajrore ruse, në Kursk të Rusisë u godit nga sulmi me dron të mërkurën në mbrëmje.

Anton Gerashchenko, këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një varg përditësimesh në rrjetin Telegram, duke thënë se “një dron i panjohur” e ka goditur objektin ushtarak.

Duke cituar raportime të paspecifikuara të medieve ruse, ai tha se kanë ndodhur “dy shpërthime në Kursk, afër bazës ajrore”. “Një dron i panjohur goditi një objekt ushtarak në Kursk”- shtoi ai më vonë.

Në pamjet që po qarkullojnë në internet, duket se shihen një varg shpërthimesh në qytetin që shtrihet në pjesën perëndimore të Rusisë, shkruan “The Guardian”, përcjell gazeta “Nacionale”.

Agjencia RIA e citoi guvernatorin rajonal, Roman Starovoit, të ketë thënë: “Mbrojtja ajrore funksionoi mbi rajonin e Kursk-ut në mbrëmje, nuk pati pasoja në njerëz dhe dëme.”

Lajme të ngjashme