Ukraina thotë se eksportet e grurit do të fillojnë brenda javës
Pavarësisht sulmit të Rusisë në Odesa 12 orë pasi Moska ra dakord të lejojë kalimin e sigurt të mallrave në Kiev, Ukraina thotë se shpreson që eksporti i grurit të nisë këtë javë.
Kujtojmë se, edhe pse Rusia pranoi të nënshkruajë marrëveshjen për eksportet e grurit ukrainas në Stamboll, menjëherë pas realizoi një sulm raketor në portin e Odesa-s, gjë që solli marrëdhëniet e vendit me komunitetin ndërkombëtar në një nivel edhe më të ulët.
Por, ministri i infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, tha se Ukraina do të vazhdojë përgatitjet për të eksportuar drithëra dhe ushqime, duke filluar me portin Chornomorsk, pastaj portet në Odesa dhe Pivdennyi përgjatë bregdetit të saj jugperëndimor, të cilin ajo ende i kontrollon.
Ukraina nënshkroi marrëveshjen me Kombet e Bashkuara dhe Turqinë dhe kërkoi nga Rusia të nënshkruajë të njëjtën marrëveshje, por të veçantë.
Kubrakov, i cili nënshkroi në emër të Kievit, tha se megjithëse Ukraina nuk i besonte Rusisë "ajo u beson aleatëve dhe partnerëve të saj,” duke shtuar se “kjo është arsyeja pse marrëveshja ... u nënshkrua me OKB-në dhe Turqinë dhe jo me Rusinë".
