Ukraina: Rrëzuam katër helikopterë rusë në vetëm 18 minuta - NACIONALE

Ukraina: Rrëzuam katër helikopterë rusë në vetëm 18 minuta

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar katër helikopterë rusë në jug të vendit në vetëm 18 minuta.

Raketat kundërajrore të Forcave Ajrore të Ukrainës kanë goditur helikopterët rusë mëngjesin e sotëm midis orës 8:40 dhe 8:58, sipas ukrainasve.

“Ne synuam dy helikopterë të tjerë, kështu që ka një probabilitet të lartë që numri i helikopterëve të konfirmuar të rrëzuar të rritet”, tha Forcat Ajrore të Ukrainës në një deklaratë.

"Një u rrëzua në territorin e çliruar së fundi"

Ukrainasit pretendojnë se një nga helikopterët e rrëzuar, ndoshta një helikopter luftarak i avancuar Ka-52, u rrëzua në territorin që ukrainasit e çliruan së fundmi nga separatistët pro-rusë, ndërsa të tjerët u rrëzuan pas linjave të armikut.

Helikopterët rusë “po ofronin mbështetje ajrore për forcat pushtuese të këmbësorisë në drejtimin jugor” kur u rrëzuan, tha ushtria ukrainase.

Ky informacion u konfirmua pjesërisht nga burime pro-ruse, sipas Sky News. /Nacionale/

Lajme të ngjashme