Ukraina njofton se ka përparuar në Donetsk - NACIONALE

Ukraina njofton se ka përparuar në Donetsk

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Ndërsa vazhdohet konsolidimi i një ofensivë në zonën ku takohen rajonet Donetsk, Kharkiv dhe Luhansk, ushtria ukrainase ka njoftuar se kanë përparuar edhe më tej në Donetsk.

“Si rezultat i aksioneve të sulmit, fshati Yatskivka në rajonin e Donetskut tani është në duart e Ukrainës”, tha Oleksii Hromov, nënkryetar i Drejtorisë së Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm.

Yatskivka është në lindje të lumit Oskil, ku zona të mëdha në perëndim të këtij lumi duke përfshirë qytetin e Izium, u kapën nga ukrainasit në fillim të këtij muaji.

Hromov po ashtu ka treguar se situata më në jug rreth Bakhmutit ishte "e vështirë por e kontrolluar", duke shtuar se Rusia "vazhdoi veprimet sulmuese për të dëbuar njësitë" nga pozicionet e tyre rreth Bakhmutit dhe përgjatë vijës së frontit në Donetsk.

Ai shtoi se trupat ukrainase kanë përmirësuar pozicionet e tyre rreth Bakhmutit, i cili ka qenë i rrethuar për disa muaj.

“Falë rigrupimit në kohë të njësive të njërës prej brigadave të mekanizuara dhe organizimit me cilësi të lartë të betejës, ne arritëm të rivendosim pozicionin e humbur më parë dhe të siguronim kontrollin mbi pozicionet në jug deri në Bakhmut”, tha ai.

Lajme të ngjashme