Ukraina gati të nisë eksportet e grurit, Zelensky viziton portet - NACIONALE

Ukraina gati të nisë eksportet e grurit, Zelensky viziton portet

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar të premten një port të Detit të Zi, ndërsa ekuipazhet janë duke bërë përgatitje për të eksportuar grurin e bllokuar nga lufta pesë-mujore e Rusisë.

"Që nga fillimi i luftës kjo është anija e parë që është duke u ngarkuar,” tha Zelensky nga një port në rajonin e Odesa-s.

Megjithatë, ai tha se nisja e eksporteve do të bëhet me disa anije që tashmë ishin të ngarkuara po nuk mund të largoheshin nga portet për shkak të bllokadës ruse.

Ukraina është një eksportues kryesor global i grurit, elbit, misrit dhe vajit të lulediellit dhe humbja e këtyre furnizimeve ka rritur çmimet globale të ushqimit, ka kërcënuar paqëndrueshmërinë politike duke shtyrë shumë vende tashmë të cënueshme në një varfëri të madhe dhe uri.

Zelensky njoftoi se për sigurinë e anijeve është përkushtuar ushtria e Ukrainës, duke shtuar se "është e rëndësishme që Ukraina të mbetet garantuese e sigurisë globale ushqimore".

Vizita e tij e paparalajmëruar në port është pjesë e një përpjekje të Ukrainës për t'i treguar botës se është pothuajse gati të eksportojë miliona tonë drithëra pas marrëveshjeve përparimtare të javës së kaluar me Rusinë, të cilat u ndërmjetësuan nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme