Uji i Gërmisë i pastër, IKShPK publikon analizat
Uji i pishinës së Gërmisë, po del të jetë i pastër si "loti", kjo pas analizave të bëra nga IKSHPK.
E të premten, kjo ndërmarrja tha se rezultatet e mostrave tashmë janë kthyer nga IKShPK, raporton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit, del se uji në pishinë është i pastër.
Duhet theksuar, se më 7 korrik, kompania publike komunale e Kryeqytetit, NPL “Sport Marketing”, kishte njoftuar për mbylljen e përkohshme të pishinës deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga IKShPK.