Udhëtarit i gjenden rreth 10 mijë euro në Aeroport, i kishte fshehur në çorape - NACIONALE

Udhëtarit i gjenden rreth 10 mijë euro në Aeroport, i kishte fshehur në çorape

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kanë kryer kontrollin e një udhëtari dhe bagazhit të tij, ku kanë gjetur dhe konfiskuar mbi 10 mijë euro.

Bazuar në njoftimin e Doganës, gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik të udhëtarit, në trupin e tij, të fshehura në çorape, është gjetur një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara prej 8,000 funta britanike, përveç një shume tjetër që udhëtari mbante me vete. Në total, shuma e gjetur ishte 9,300 funta britanike, e cila sipas kursit zyrtar të këmbimit përkthehet në 10,611.59 euro.

Udhëtarit i është shqiptuar masa administrative prej 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Rasti është referuar gjithashtu sektorit të Hetimeve për procedim të mëtejshëm.

Lajme të ngjashme